19.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “U tregua e dobët”, largimi i Heidit nga Shqipëria pas ndarjes me Romeo Veshajn, çfarë thotë Egla Ceno kur pyetet për fundin e lidhjes së ish-çiftit të BBV

    Egla Ceno, fituesja e Big Brother Vip3, ka komentuar vendimin e ish-rivales së saj, Heidi Baçi për t’u larguar nga Shqipëria.

    Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit, aktorja është pyetur nga fansat për mendimin e saj rreth largimit të ish-finalistes së BBV.

    “U tregua e dobët”, është shprehur Egla Ceno teksa ka theksuar se këtë ja ka thënë edhe vetë Heidit Baçit në sy.

    Gjithashtu fansat e aktores kanë qenë kureshtarë rreth thashethemeve që qarkullojnë se Heidi dhe Romeon Veshaj, të cilët nisën romancën në BBV, janë ndarë.

    Mirëpo, aktorja është shprehur se nuk i intereson se çfarë ka ndodhur me marrëdhënien e tyre.

    “Mendon që Heidi dhe Romeo janë ndarë?” e pyet ndjekësi.

    “As më hyn në xhep fare zemra”, është shprehur Egla Ceno.

    Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ish-finalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit