7.5 C
Tirana
E mërkurë, 21 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Unë jam blind vetë, s’jam frikacak” – Familjarët qajnë 4 protestuesit, Berisha: Ngjarja ishte fatkeqe, por përgjegjësi është Edi Rama!

    Në një kohë kur familjarët e katër protestuesve të vrarë qajnë me ngashëri pranë varreve të të afërmve të tyre, ish-kryeministri Sali Berisha, nga selia blu ka bërë fajtor kryeministrin Edi Rama për ngjarjen e 21 Janarit.

    Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se lidhur me këtë ngjarje ka dhënë deklarimet e tij përballë Prokurorisë së Posaçme, duke theksuar se përgjegjësi kryesor për atë që ndodhi është Edi Rama, i cili në atë kohë ndodhej në opozitë.

    Ai theksoi se bëhej fjalë për një protestë me axhendë politike, siç provohet edhe nga dokumentet ndërkombëtare, një protestë e paralajmëruar nga Edi Rama për tejkalimin e Kushtetutës.

    “I kam thënë të gjitha për këtë ngjarje. Kam shkuar dhe në Prokurori dhe kam dështuar për këtë ngjarje e cila ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit e dokumentuar e faktua. Ishte protesta me axhendë politike siç janë dokumentat ndërkombëtare, ishte protestë e paralajmëruar e Edi Ramës që do të tejkalohet Kushtetuta. Edi Rama është përgjegjës kryesor për motivimin dhe falsifikimin e dokumentit , për protestën e dhunshme që thirri me një axhendë të caktuar”, tha Berisha,  teksa shtoi më tej se më 21 Janar ai qëndronte në zyrën e tij, i patrembur, ndërsa Edi Rama priste në kullën përballë për të hyrë në Kryeministri  dhe për të mbajtur fjalën e tij.

    Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

    I kam thënë të gjitha për këtë ngjarje. Kam shkuar dhe në Prokurori dhe kam dështuar për këtë ngjarje e cila ishte protesta më e dhunshme në historinë e vendit e dokumentuar e faktua. Ishte protesta me axhendë politike siç janë dokumentat ndërkombëtare, ishte protestë e paralajmëruar e Edi Ramës që do të tejkalohet Kushtetuta.

    Edi Rama është përgjegjës kryesor për motivimin dhe falsifikimin e dokumentit , për protestën e dhunshme që thirri me një axhendë të caktuar. Prano zgjidhjen politike më tha mua ose do të kalohet mbi kufoma. E gjitha kjo nuk e di a e kanë thirrur apo jo por ka një autor kryesor një organizator kryesor dhe ky është Edi Rama. Dhe për dijeninë tuaj janë jo një por më shumë se një deklarata të qeverisë amerikane por dhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë i kësaj drame, i këtyre zhvillimi,  nga polici i thjeshtë te organizatorët kryesorë. Kjo është e gjitha. Lotët që derdh janë lotët e krokodilit, Edi Rama i dolli ata si mish për top për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen por nuk guxoi kurë të thërrasë Edi Ramën.

    Sali Berisha u  rrethua në zyrë. Blind isha vetë unë. Nuk bëja frikacakun. Isha në të drejtën time unë, nuk i kisha borxh asnjeriu. Zgjedhjet ishin të lira. Unë isha në zyrë, punoja dhe në atë orë unë punoja.

    Jo më thanë mua të të evakuojmë, jo për çfarë të iki unë i thashë jam në zyrën time. Edi Rama qëndronte në kullën karshi dhe priste çastin që të vinte në zyrën time dhe ti mbante fjalim pushtuesve poshtë. Por kjo nuk mund të ndodhte, kurrë. Ngjarja ishte fatkeqe dhe unë kam kërkuar që atë natë hetim ndërkombëtar dhe kam insistuar për hetim ndërkombëtar sepse unë nuk kisha pikën e besimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit