12.6 C
Tirana
E mërkurë, 22 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Unë jam nivel Super Saiyan”, Egli përplaset keq me Gertën: Ty të kam si një mizë

    Gjatë spektaklit të djeshëm në “Big Brother VIP”, një përplasje e ashpër ka ndodhur mes Eglit dhe Gertës. Kjo e fundit ka kritikuar Eglin për një ndryshim të sjelljes që ajo ka pasur pas hyrjes së Gjestit, duke aluduar se ky ndryshim kishte të bënte me ngritjen e debatit të rremë për të fituar simpatinë e publikut.

    Në një moment të nxehtë të debatit, Gerta tha: Egli, deri në momentin që të vinte Gjesti, e kam respektuar. Vetëm për hir të historisë së saj që ka kaluar atak paniku, nuk jam përballur me Eglin sepse nuk doja që të kalonte në atak paniku. Por kur pashë një Egli të transformuar dhe doli si e fortë duke ngritur debate fiktive nga ana e saj… Ajo stisi nga ana e saj një debat sikur ne i kishim rënë në qafë Eglit.

    Donte të gënjente një publik të tërë në mënyrë që Egli të hynte në lojë. Egli ndryshoi totalisht sjellje kur erdhi Gjesti. Iu kthye Xumit, që për mua nuk ka bërë asnjë gabim që ka shprehur një pëlqim ndaj Eglit dhe mendoj se është një inskenim. Edhe më shtyve. Më ke thënë se nuk duron G Banin sepse ndihesh e kërcënuar, por mua më shtyve.

    Nga ana e saj, Egli reagoi ashpër, duke theksuar se ajo ka kaluar një periudhë të vështirë jetësore dhe e ndau këtë për të sensibilizuar publikun për problemet e atakut të panikut.

     “Unë, historinë time dhe si të thuash, fazën më të vështirë që jam përballur në jetën time, luftën më të madhe që kam kaluar në jetën time, e kam treguar këtu për të ndërgjegjësuar njerëzit që vrasin veten. Së pari, publiku që më ka ndjekur jashtë dhe brenda shtëpisë, mund ta vërtetojnë lehtësisht atë që kam kaluar. Unë ftoj të nderuarën mjeken time me recetën time për ta vërtetuar çfarë kam kaluar.

    Gerta erdhi dhe inicioi një debat për mua duke e lidhur me Aldon. Ajo zonjë fillon dhe më thotë se çfarë jam bërë unë. Dua t’i them një fjalë kësaj zonje. Kur një njeri ka kaluar një atak paniku, se ti s’ke provuar dhe s’do e provosh kurrë me ato mend që ke, ty të kam një mizë përballë. Jam nivel ‘Super Saiyan’.”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit