Valbona dhe Loredana teksa kanë qenë duke bërë grimin kanë diskutuar në lidhje me G Banin dhe Laertin.
Ndër të tjera Valbona u shpreh se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes të dyve përgjigja do të ishte Laerti.
Pjesë nga biseda:
Valbona: Mes G Banit dhe Laertit gjithmonë do të zgjidhja Laertin. Unë nuk i kam thënë kurrë Laertit që ik nga unë ose nuk duhet të më flasësh. Kemi qeshur dhe e kam lejuar gjithmonë që të më puthë në ballë dhe të më puthë dorën. Janë disa gjëra që kuptohen.
Loredana: Duhet ta kishe mbyllur 100% që të mos flisje fare me G Banin.
Valbona: E kam provuar dhe e kam tentuar.
Loredana: Dhe e ke mbajtur pak…
Valbona: Nuk e kam mbajtur asnjëherë. G Bani ishte gjithmonë aty ku unë isha. Më ndiqte gjithmonë me sy.
Loredana: Unë mendoj që e ke përdorur pak, se e pe që po të mbronte, po të mbante anën, po të favorizonte.
Valbona: Po mbronte veten. Për çfarë po më mbronte mua? Në cilën pjesë?
Loredana: Për disa situata ai të ka mbajtur. Ka folur shumë edhe në emrin tënd.
Valbona: Pse?
Loredana: Pse dihet sepse të pëlqen.