21.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Veç ti mos fol për sinqeritet”, Nita, Kejsi dhe Fotinia i kundërvihen Oltës: Luizi na motivon gjithnjë

    Luizi i kërkoi Keisit, Deas dhe Antonetës që ato të bashkohen të trija dhe të luftojnë Qetsorin, për ta nxjerrë atë të shtunën nga shtëpia.

    Ai i tha vajzave se ata e kanë jetën përpara dhe se këtë format duhet ta shfrytëzojnë për qëllimet dhe interesat e tyre. Duke marrë shkas tha Luizi që Dea është gazetare, blogere apo influencere ajo duhet ta luajë lojën mirë, në mënyrë që kjo gjë t’i shërbejë për qëllimin e saj.

    Luizi shtoi se kurrsesi nuk duhet ta tregosh qartë që ke nevojë për çmimin e madh. Olta nga ana tjetër, i tha vajzave se Luizi po i “përdor” ato në favor të lojës së tij.

    Sipas saj, atij i intereson të dalë Qetsori nga shtëpia sepse do të shkojë me lojtar të dobët në finale.

    Ndërhyrja e Oltës në bisedën që Luizi po bënte me vajzat, acaroi këto të fundit. Olta tha se ai po i përdor vajzat për qëllimet e veta të lojës. Sipas saj, Luizi nuk ishte shfaqur ndonjëherë kaq shumë motivues, ndaj i bëri përshtypje.

    Ky i fundit i tha vajzave se ato nuk duhet të dorëzohen dhe se ka besim të aftësitë e tyre për ta luajtur siç duhet këtë lojë. Nga ana tjetër, Keisi i tha Oltës se Luizi e ka motivuar atë gjithë ditën për lojën dhe se nuk po e bën vetëm tani.

    Fotini i tha Oltës se sipas saj, ato nuk duhet të flasin fare, sepse Olta ndërhynë gjithë kohën. Edhe Nita u përfshi në bisedë, por Olta i tha asaj se ajo nuk i merr leje njeriu se çfarë flet dhe se po gjykon mendimin e saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit