Enkeleida Zeko është një nga figurat e spikatura të gazetarisë sportive në televizionet shqiptare.
E ftuar në emisionin “Miqtë e pasdites” në Radio Televizionin Shqiptar, prezantuesja tregon detaje nga jeta dhe karriera e saj si gazetare sporti.
Me një eksperiencë më shumë se 25 vite në fushën e gazetarisë sportive, Zeko shprehet se ndihet e plotësuar pas kaq vitesh në profesion duke realizuar ëndrrën për të qenë gazetare dhe plotësuar objektivat që i kishte vënë vetes në këtë profesion.
Fillimet e saj në gazetarinë sportive kanë qenë sfiduese sepse sikurse shprehet vete ajo, “në një realitet mashkullor” të bëjë gazetari sportive ka qenë paragjykuese.
Gjatë tregimit të saj në “Miqtë e pasdites”, Enkeleida Zeko tregon dhe momente nga jeta familjare dhe energji pozitive që merr në përditshmëri nga familjarët.
Gazetaria zbulon nuanca të jetës së saj, duke na ofruar edhe komplimentet që merr nga prindërit e bashkëshortit.
Dy prindërit e bashkëshortit tim i shprehin shume shpesh fjalët e ëmbla, u shpreh Zeko, “saqë edhe mos ti duash, ata të bëjnë që ti duash”.
“Një nga komplimentet që e dëgjojë më shpesh është, vjehrri më thotë je si rreze dielli”. Kjo gjë më kënaq shumë. Janë njerëz të mrekullueshëm dhe unë ndihem me fat që jam pjesë e familjes së tyre. Bravo ju qoftë që kanë bërë këtë djalë që ma dhanë mua”.
Duke u ndalur tek karriera e gjatë në gazetarinë sportive, ajo thekson se, për atë ka qenë një sfidë shumë e madhe kur nisi “Rubrikën Sportive” sepse ka qenë vajza e parë që drejtonte e një emision sportiv.
“Sot ndihem e plotësuar por një gazetar nuk duhet të thotë që unë e arrita kulmin tim dhe këtu duhet të ndalojë. Gazetari është si mjeku, mëson çdo ditë, informohet, mbushet çdo ditë. Ndaj vazhdoj të jem në kërkim të vetvetes dhe them se kam akoma më shumë për të dhënë në televizion. Sporti është dashuria ime e parë dhe e vetme në gazetari dhe do të vazhdojë të jap një kontribut të plotë”
Zeko tregon se kjo ka qenë një sfidë sepse në këtë profesion vajzat konsideroheshin më të brishta dhe nuk ka qenë e lehtë që të pranoheshin.
“Mendoheshin se nuk ishin të afta që ta bënin këtë punë po ashtu si burrat, që zakonisht merreshin me gazetari sportive. Ka qenë shumë sfiduese por ja arrita. Realiteti shqiptar vijon të jetë mashkullor, femrat sot duhet të jenë forcë e madhe”.