spot_img
spot_img

Të urosh një popull që mezi nxjerr muajin me kostum Brioni mbi 5 mijë dollarë

spot_img

Nga Migena Aleksi

Në foton e publikuar në Facebook-un e tij për 28 Nëntorin, Sali Berisha shfaqet me një kostum Brioni.

Për ata që nuk e dinë një kostum i tillë kushton mbi 5 mijë dollarë. Është markë e njohur për miliarderë ose për klientë alla James Bond. Nuk është për burrat e politikës, aq më pak për ata që pretendojnë se përfaqësojnë vuajtjen dhe sakrificën e popullit.

Kur një politikan vesh një kostum të tillë në një vend ku rroga minimale është më pak 300-400 euro, mesazhi që jep është “Unë nuk jam si ju”.

Shqipëria është një vend ku qytetarët mezi përballojnë jetesën. Një veshje e tillë është në mos arrogancë e pastër, shenjë e shkëputjes totale nga realiteti që përjeton shumica.

Sigurisht që veshja e shtrenjtë nuk është mëkat. Por kur vjen nga dikush që thotë se përfaqëson popullin, bëhet tregues i asaj që s’thuhet me fjalë.

Të urosh një popull që mezi nxjerr muajin me kostum Brioni mbi 5 mijë dollarëTë urosh një popull që mezi nxjerr muajin me kostum Brioni mbi 5 mijë dollarëTë urosh një popull që mezi nxjerr muajin me kostum Brioni mbi 5 mijë dollarë

Politika nuk është sfilatë. Një lider politik nuk duhet  ti lejojë vetes të matet me kostume miliarderësh por me përgjegjësinë për të shërbyer. Nuk ka mjerim e falsitet më të madh se një politikan (aq më tepër ish- President e Kryeministër) që ka humbur lidhjen me popullin e vet.

Thonë që në atë vend drejtësia po heton politikanët për korrupsion. Qytetarët kërkojnë me të drejtë jo vetëm hetime e dënime nga 1 apo dy vjet, por veprime për t’i kthyer popullit pasurinë e vjedhur të politikanëve.

Ky problem nuk është vetëm te Berisha. Është një sindromë që përfshin thuajse gjithë klasën politike shqiptare  majtas e djathtas. Një vend me arsim e shëndetësi të rrënuar dhe të ardhura minimale ka politikanë që shfaqen me ora luksoze, kostume elitare dhe poza që më shumë i përkasin revistave të modës.

Ironia shtohet kur këtë e bën në një mesazh që përkujton çlirimin! Luks i qepur mbi trupin e sakrificës kombëtare!

Lajmet e fundit