Edicioni i gjashtë i “X Factor Albania” nis mbrëmjen e 8 nëntorit në orën 21:00, duke sjellë në skenë të rinj të talentuar nga trojet shqiptare.
Konkurrentët do të garojnë për të kaluar fazat e spektaklit, përfshirë vilat e jurisë dhe netët live.
Emrat e jurisë për këtë sezon ende nuk janë bërë të ditur. E vetmja anëtarë e zbuluar është Ledina Çelo, e cila ka treguar përmes një postimi në Instagram se do të jetë pjesë e jurisë.
Kujtojmë se “X Factor Albania” u rikthye vitin e kaluar. Lajmin e bëri me dije moderatorja, Alketa Vejsiu, e cila u shpreh goxha entuziaste:
“X Factor” është një produksion gjigant, një shkollë e vërtetë e muzikës dhe e televizionit. Talentet trajtohen në mënyrën më spektakolare dhe performojnë në finalet e ‘live show’ pranë idhujve të tyre, njerëz të afirmuar të skenës (referuar jurisë).
“X Factor” është muzikë, gëzim, show, emocion, garë, energji, mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, garanci suksesi për karrierën tënde artistike; është ëndrra që bëhet realitet, “arratisje” nga jeta e zakonshme dhe integrim i menjëhershëm në jetën artistike!”, shkroi ajo ndër të tjera.