-0.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Zbardhen email-et, si shpërndaheshin fondet e USAID në Shqipëri vetëm mes një grupi personash

    Vendimi i Donald Trump për të mbyllur “USAID” ka bërë bujë të madhe edhe në vendin tonë. Organizata “Judicial Watch” ka nxjerrë në dritë fakte të reja përmes një dokumenti me 49 faqe ku tregon se si janë ndarë grantet në vendin tonë, vetëm mes disa personash.

    Në një kohë kur i gjithë procesi duhej të ishte transparent dhe të merrnin pjesë të gjitha organizatat që mund të përftonin grante, në fakt ky dokument tregon plotësisht të kundërtën.

    Komunikime të rëndësishme përmes e-maileve, që marrin sot për herë të parë dritën e botimit duke iu referuar organizatës së mësipërme. Në pah del roli i Andi Dobrushit, drejtor i Open Society Foundation-Albania, i cili ka ndikuar në shpërndarjen e fondeve përmes programeve të ambasadës amerikane.

    Sipas dokumenteve, Dobrushi ka qenë në qendër të takimeve të organizuara nga Ambasada Amerikane në Tiranë, ku janë shqyrtuar aplikimet për grante të organizatave joqeveritare. Një nga këto takime u mbajt më 18 qershor 2015, ku ai ishte mes të ftuarve për të dhënë opinion mbi ndarjen e fondeve të USAID-it për organizatat në Shqipëri.

    Zbardhen E-MAILET, si shpërndaheshin fondet e USAID në Shqipëri

    E-maili ku i dërgohet vetëm disa personave pjesëmarrja për përfitimin e granteve

    Një tjetër emër që del në këto dokumente është Ilva Cuko, specialiste programi në Zyrën për Çështje Publike të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Ajo ka dërguar disa emaile, mes të cilave një më 28 gusht 2015, ku fton Dobrushin në një takim për rishikimin teknik të granteve që fokusoheshin në projekte për “luftën kundër korrupsionit”.

    Gjithashtu, një email i datës 22 shkurt 2016 tregon se Dobrushi është ftuar sërish në një takim më 26 shkurt në ambasadë për të dhënë opinione mbi organizatat që duhej të merrnin financim nga fondet e USAID-it. Dokumentet zbulojnë se ai kishte një rol ndikues në vendimet e marra nga Komisioni i Demokracisë i Ambasadës Amerikane, që kishte autoritetin përfundimtar mbi ndarjen e fondeve.

    Siç shihet edhe në email-et e përdorura, Ilva Cuko kishte future në rrethin e ngushtë të shpërndarjes së granteve vetëm disa persona që I ftonte të merrnin pjesë si Andi Dobrushi, Fiorela Shalsi, Elga Mitre, Rezarta Katuci, Mihallaq Qiro, Kristina Voko, Gerta Meta ndërsa për dijeni e-maili i dërgohej Angjelina Pistolit.

    Përveç Shqipërisë, Judicial Watch ka nisur procese gjyqësore për të zbuluar përdorimin e fondeve të USAID-it edhe në vende të tjera si Maqedonia, Rumania dhe Kolumbia, ku Fondacionet Open Society të Sorosit kanë pasur një prani të fuqishme.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit