Moderatorja Argjira Spanca pas humbjes së të atit, shumë vite më parë, zemra i është “thyer” sërish.
Ka qenë vetë Argjira e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar humbjen e një prej njerëzve të saj më të shtrenjtë, të xhaxhait të saj, i cili kishte zënë një vend të veçantë në jetën e saj dhe ashtu si dhe moderatorja e thotë ka qenë shtylla e familjes.
“Sot mu copëtua zemra sikur kur isha 10 vjeç. Iku njeriu që e kam dasht si babë. Ishte xhaxhi im, por për mua ishte shtyllë. Pushofsh në paqe, do të më mungosh përgjithmonë”, shkruan Argjira.