12.5 C
Tirana
E martë, 7 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, familja: SPAK të nxjerrë të vërtetën, e vranë bishat e pushtetit!

    Dje u përkujtua 13-vjetori i vdekjes së prokurorit Xhevat Hana, i cili zyrtarisht u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë dhe të mistershme.

    Selami Hana, vëllai i prokurorit të ndjerë të Krimeve të Rënda, kërkon zbardhjen e rastit të vdekjes së vëllait.

    Ai akuzon “bishat vrastare të pushtetit” se i vranë të vëllanë, i cili ishte i vetmi prokuror që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës.

    “Perkujtimore! Ne 13-t vetorin e ndarjes padrejtesisht nga jeta te vellait tone prokurorit Xhevat Hana!

    Bishat vrastare, kriminelët gjakpires te pushtetit që kane lyer duart me giak, i moren jetën padreitesisht ne krye te detyres, vetem per te mbular krimet dhe jedhjet qe kane kryer ne kete vend dhe mbi njerez te pafajshem.

    Shpresojme tek SPAK, qe te nxjerre ne drite te verteten. Nga vëllezerit dhe motrat”, shkruan ai.

    Xhevat Hana njihet si prokurori që zbërtheu rrëmbimin dhe më pas zhdukjen pa gjurmë sot e kësaj dite të biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, nga aparati shtetëror i asaj kohe në vitin 1995, përfshi veçanërisht ish-Shërbimin Informativ Kombëtar.

    Prokurori që zbardhi emrat e ish-agjentëve dhe drejtuesve të përfshirë në këtë krim shtetëror, por që çuditërisht, në kulmin e çështjes gjyqësore u prek nga një sëmundje dhe më pas ndërroi jetë, edhe pse u dërgua nga familjarët për kurim në Itali.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit