16.5 C
Tirana
E hënë, 2 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Leusa, fshati pa rrugë që “fsheh” magjinë

    Leusa në Përmet, është fshati i duarartëve që kanë trashëguar me vite traditën e artizanatit, siç është punimi i gurit dhe bakrit.

    Terreni e dallon këtë fshat, i cili hera herës të përcjell ndjesinë, se është një zonë e izoluar dhe pa potencial turistik.

    Nëse shkon në Leusë do të përballesh më një realitet që nuk e ke hasur askund tjetër.

    Ky fshat fsheh një prej kishave më të bukura të Juglindjes, 400-vjeçare, mes gjelbërimit dhe 3 përrenjve që burojnë nga malet e derdhen në Vjosë.

    Kjo kishë vizitohet nga qindra turistë çdo vit. Kjo kishë ka mbijetuar për shkak të rrugës së pa asfaltuar, ndryshe do të ishte shkatërruar rrëfen Edjon Maliqi, specialisti i turizmit për Dritare TV

    “Ky fshat është shquar për punimet në gur. Është një fshat me tradita të shumta, siç është edhe artizanati. Siç dihet fshati nuk ka toka, e vetmja mënyrë mbijetese ishte artizanati. Po ashtu shuhet edhe për tregtinë që kishte me zonën e Janinës.

    Punimi në gur dhe i bakrit, mbante ekonominë e fshatit. Por sot me braktisjen që i është bërë zonës, shumë pak banorë merren me këtë tregti.

    I gjithë fshati i Leusës ka 10 familje, por gjatë verës ka fluks më të lartë. Banorët që jetojnë këtu, merren me blegtorinë, tani po zhvillohet shumë edhe turizmi. Ka filluar hapja e bujtinave, ku akomodohen turistët vendas dhe të huaj.

    Fshati është shpopulluar pasi banorët filluan të emigrojnë si jashtë vendit por edhe të zbresin poshtë në qytet. Fatmirësisht, ka filluar restaurimi në fshat.

    Rruga kryesore që lidh fshatin me Përmetin ka filluar të rregullohet. Nëse ka infrastrukturë, banorët do të kthehen, zona ka shumë potencial të jashtëzakonshëm.

    Falë turizmit, banorët janë të punësuar të gjithë punësuar në fshat, nga pronarë e bujtinave.

    Të gjitha produktet që banorët prodhojnë, si mishi, qumështi, djathi, zahiretë e dimrit, i shesin tek këto bujtina, dhe ndihen të kënaqur.

    Në Përmet dhe Leusë mund ta gjejnë veten të gjithë; vizita me familjarët, shoqërinë, partnerin/en. Kjo për shkak të pasurive që natyra i ka folur kësaj zonë.

    Ejani në Përmet, shikoni pasuritë natyrore dhe do të gjeni patjetër veten.

    Ejani dhe investoni në tokën tuaj, guri i rëndë në vendin e vetë”, tha Edjoni për gazetaren Marina Kërçeli.

    Leusa, fshati pa rrugë që mbijeton nga artizanati!

    Leusa, fshati pa rrugë që mbijeton nga artizanati!Leusa, fshati pa rrugë që mbijeton nga artizanati!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit