spot_img
spot_img

Dy vëllezër rrahin me shkop bejsbolli policin 19-vjeçar, dyshohet se u ngacmonte motrën

spot_img

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, për motive banale.

19-vjeçari, pjesë e Patrullës së Policisë, është goditur nga persona me maskë dhe shkop bejsbolli.

Autorë të dyshuar janë vëllezërit e një vajze nën 18 vjeç, me të cilën polici kishte komunikuar në Instagram.

Dyshohet se ata nuk e kanë pranuar këtë komunikim.

Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet dhe, përmes kamerave të sigurisë, ka identifikuar automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit.

Lajmet e fundit