9.5 C
Tirana
E enjte, 16 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    16 miliardë lekë për parking dhe hotel, në oborrin e QSUT do të ngrihen dy ndërtesa 5 katëshe

    Dy ndërtesa me 5 kate mbi tokë dhe një kat nëntokë do të ngrihen në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Bëhet fjalë për një ndërtesë që do të shërbejë për parkimin e mjeteve dhe një tjetër si hotel.

    Financimi i këtij objekti është parashikuar në programet buxhetore IVR (Programi Infrastukture Vendore Rurale) për periudhën 2024-2026, sqaron databaza antikorrupsion “Open Data Albania”, teksa jep më tepër detaje për këtë procedurë prokurimi.

    Vlera e tij është pak më shumë se 16 miliardë lekë të vjetra dhe për 36 muaj që nga nënshkrimi i kontratës, kompania fituese duhet të dorëzojë dy ndërtesat e parashikuara në projekt.

    Ndërtesa e parë do të shërbejë si parkim për automjetet me një volum 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë. Kjo ndërtesë do të lidhet me ndërtesën e re të mjekësisë së përgjithshme dhe ndërtesën kryesore të urgjencës.

    Ajo do të pozicionohet në hyrjen kryesore të QSUT-së, në perëndim të ndërtesës ekzistuese të urgjencës.

    Kurse ndërtesa e dytë do të jetë hotel dhe pozicionohet në veri të ndërtesës së parkimit e ndarë me një fugë 15 cm. Kjo ndërtesë ka 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe të logjistikës dhe 1 kat nëntokë që do të shërbejë për ambiente teknike në funksion të hotelit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit