Kemi dëgjuar gjithçka për tradhtinë, që është gabim, që lëndon, që është e shpeshtë, sidomos nga burrat. Por s’kemi folur troç për çudirat që fshihen pas tyre – dhe jo, nuk janë thjesht stereotipe.
1. Tradhtarët? Janë fansat më të mëdhenj të rock & roll-it
Nëse e ke kapur ndonjëherë me ndonjë playlist të dyshimtë, Bon Jovi, AC/DC, Nirvana… hmm, mbaje mend këtë statistikë; 41% e atyre që tradhtojnë preferojnë rock-un. Dhe më pas vjen pop-i (16%), country (11%), klasikja (7%) dhe në fund fare, repi e hip hop-i (2%).
2. Kur tradhton gruaja, lidhja praktikisht ka marrë fund
Ndryshe nga stereotipi i përjetshëm “meshkujt janë më të pabesët”, studimet tregojnë se kur gratë tradhtojnë, zakonisht është emocionale. Dhe emocioni përkthehet në alarm për fundin e një lidhjeje. Sepse ndryshe nga një flirt banal në club, një lidhje emocionale është sinjali i fundit që diçka në lidhje ka vdekur që përpara seksit.
3. Shumë tradhtarë janë realisht të lumtur në lidhje
Po. E lexove mirë. Janë të lumtur. Të përmbushur. Me partnerë të mirë. Dhe prapë, tradhtojnë.
Një studim nga Rutgers zbuloi që 56% e burrave dhe 34% e grave që tradhtojnë janë të kënaqur në lidhje. Pra, jo gjithmonë ndodh sepse ndiejnë mungesa nga partnerët aktualë. Ndonjëherë ndodh thjesht sepse mundet të ndodhë. Dhe kjo, është një çmenduri më vete.
4. Gratë kanë më shumë gjasa të tradhtojnë kur janë duke ovuluar
Po po, mirë se erdhët në pjesën e “biologjia pas tradhtisë”. Sipas një studimi të UCLA, gjatë ditëve më fertile të muajit, gratë ndihen më tërheqëse, kanë më shumë energji seksuale, dhe shpesh, fillojnë të vëzhgojnë jashtë strehëzës së tyre.
5. Disa burra tradhtojnë sepse duan të rregullojnë martesën(?!!)
Po, është aq absurde sa duket. Disa burra, sipas terapeutëve të martesës, besojnë se tradhtia mund t’i ndihmojë të mos ndahen. Një mënyrë gati tragjikomike për të thënë “Kam probleme që s’di si t’i përballoj, ndaj po shkoj te dikush tjetër t’i harroj”. Në vend që të flasin, burrat krijojnë një dramë hollivudiane me pasoja reale.
6. Tradhtarët zakonisht e bëjnë me dikë që e njohin (dhe që ndoshta e njeh edhe ti)
Ke menduar ndonjëherë “Të paktën ishte një i/e panjohur”? Surprizë! 85% e tradhtive ndodhin me kolegë. Dhe në listën e zezë hyjnë edhe fqinjët dhe miqtë e vjetër.
Pra jo, s’është gjithmonë “ai club-i famëkeq i të premteve”, por printeri në zyrë ku ndahen më shumë se raportet mujore.
7. Disa duan të kapen. Me vetëdije. Sepse janë të lodhur.
“E lashë e-mail-in hapur.” “E lashë celularin pa kod.”
Spoiler alert, jo gjithmonë është pakujdesi. Shpesh është dëshira për t’u zbuluar. Si një mënyrë pasive për të thënë “Më ndalo para se të të bëj më keq”. Ose “Nuk di si të ndaloj vetë, më ndihmo ti.”