spot_img
spot_img

Pas shumë komentesh, gruaja e Mirit fshin videon virale: S’kam mëri asnjë banor

spot_img

Gruaja e Mirit ka bërë një reagim tjetër në rrjetet sociale, por këtë herë duke iu referuar komenteve dhe jo vetëm lojës në “Big Brother VIP Albania”.

Rabea bëri të ditur se ka fshirë videon, ku dukej se thumbonte Selin, e cila aluduoi se Miri ndoshta nuk ka një marrëdhënie korrekte me bashkëshorten e tij, duke u bazuar në debatet dhe situatat e pasnjëshme që dyshja kanë pasur.

“Ti do të kapësh prime-n në kurriz të martesës sime, por unë kapa zemrën e burrit tim para një dekade,” shkruante Rabea në videon që u bë virale.

Patjetër, në këtë postim nuk munguan komentet e shumta, ku siç ndodh shpesh në raste të tilla, njerëzit u ndanë në disa kampe: disa në mbështetje të Selin, të tjerë në mbështetje të Mirit.

Pas vëmendjes që videoja mori, Rabea shfaqet e shqetësuar për morinë e thashethemeve, siç i quan ajo, dhe ofendimeve që postimi shkaktoi.

Më tej, ajo sqaroi se nuk mban mëri me asnjë banor të “BBVA”, pasi për të gjithë ata, gjithçka është vetëm lojë.

Pas shumë komentesh, gruaja e Mirit fshin videon virale: “S’kam

Në fund, ajo ndan një mesazh ku kërkon që të gjithë komentuesit të jenë më të kujdesshëm, sidomos gjatë kësaj periudhe të rëndësishme fetare.

Pas shumë komentesh, gruaja e Mirit fshin videon virale: “S’kam

Paqe në horizont!

Lajmet e fundit