13.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    7 muaj për një punë që s’u bë për 30 vjet, Klevis Jahaj prezanton reformën e madhe të ujit: Do rrisim cilësinë

    Iu deshën 7 muaj që nga koha kur mori detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizimeve, drejtorit të ri energjik Klevis Jahaj të arrinte të bindte kryeministrin, ministrinë por edhe 61 bashkitë në vend se skema e menaxhimit të ujësjellësave në Shqipëri duhet të ndryshojë: nga shoqëri anonime në varësi të bashkive, të kalonin të centralizuara, pra të merren në kontroll nga AKUM, në bashkëpunim me aktorët lokalë.

    Cilësia e tmerrshme e ujit; mungesa e ujit të pijshëm; investime të hedhura dëm për shkak të mungesës së koordinimit; borxhe shumë të mëdha akumuluar prej vitesh; mungesa e një ekspertize të domosdoshme që nuk gjendet në çdo bashki, e detyruan drejtorin e ri ti hynte një pune voluminoze për të folur me të gjithë, partnerët lokalë e ndërkombëtarë, për të arritur në REFORMEN ME TE MADHE TE UJIT, që ka ndodhur në Shqipëri, që prej vitit 1990.

    Nga 58 shoqëri aksionere, vatra punësimesh me dhe pa kriter në duart e bashkive, rroga të majme ose jo, abuzime lokale e kombëtare, do të ketë vetëm 15 shoqëri rajonale, asambletë e të cilave, do të menaxhohen 51% nga Ministria e Infratrukturës dhe pjesa tjetër nga bashkitë dhe vetë këto shoqëri. U deshën pra 7 muaj që skema të ndryshojë, në përputhje me strategjinë kombëtare 2020-2030.

    Plani është ambicioz, por a do të çojë kjo në rritjen e çmimit të ujit të pijshëm për qytetarët, kur ata kanë ende depozita, poshtë apo mbi pallate?

    Klevis Jahaj thotë se AKUM kërkon fillimisht të zbatojë strategjinë për të dhënë cilësi, e më pas, kur kjo e fundit të jetë garantuar, mund të flitet për rritjen e çmimit, por asgjë nuk do të ndodhë pa garantuar qytetarët për 24 orë në 24 ujë të pijshëm në çezmat e tyre.

    E duke nisur nga rasti I helmimit të qytetarëve nga ujësjellësi në Krujë, Jahaj thotë se strategjia parashikon ngritjen e laburatorëve që do të jenë në funksion përgjatë 24 orëve për të kontrolluar cdo herë cilësinë e ujit; jo vetëm kaq, por edhe depot e mëdha të ujit, të cilat më parë ruheshin nga njerëzit, dhe jo në mënyrën e duhur, do të kenë monitorim me kamera e sistem alarmi 24 orë.

    “Ne dimë që ujësjellësa apo bashki me kapacitete të vogla nuk kanë mundësi të investojnë në laburatoret përkatëse. Një nga hapat që parashikohen në reform është zgjerimi i laboratorëve aktualë në mënyrë që këto analiza të bëhen brenda standarteve të caktuara, 24 orë. Ne kemi parashikuar që në përgjithësi të gjithë depot të kenë sistem monitorimi me kamera dhe alarme. Aktualisht janë në dorë të njerëzve që rrisin edhe kostot e burimeve njerëzore. Reforma nis me procesin e riorganizimit dhe ka disa hapa të caktuara për të arritur aty ku duhet” tha Jahaj në një intervistë për Euronews Albania.

    “Objektivi i qeverisë është padiskutim 24 orë ujë. Ne kemi parë që veç investimeve që duhen dhe do të vazhdojnë nga qeveria, duhet dhe riorganizim dhe mirëmenaxhim. Duke qenë i fragmentizuar sektori nuk ka qenë siç duhet”, thotë Jahaj.

    Reforma nuk do të prekë burimet njerëzore, garanton drejtori I ri energjik. Por kjo nuk do të thotë  se nuk do të kalojnë në filtër ata që janë: një “job description” për gjithësecilin dhe çfarë di të bëjë, duke shmangur ato emerimet pa kriter të fushatave zgjedhore, do të jetë në krye të reformës: sepse pa kapacitetet njerëzore, nuk mund të ketë as shërbim të mirë në këtë sektor.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit