9.5 C
Tirana
E hënë, 13 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    A do përsëritet rasti Beketi? Irfan Hysenbelliu kërkon 300 milionë euro në Arbitrazh për prishjen e hotelit

    Shembja e hotelit ‘Prestige Resort’, dy vite më parë, një godinë 7-katëshe në vijën bregdetare të Kavajës në pronësi të biznesmenit dhe botuesit Irfan Hysenbelliu, mund t’u kushtojë taksapaguesve shqiptarë qindra milionë euro.

    Sipas mediave, Hysenbelliu e ka çuar çështjen në Strasburg dhe pretendon një dëmshpërblim nga shteti shqiptar në vlerën 300 milionë euro.

    Është një shumë e madhe, e cila ka tërhequr shumë interesa.

    Duke qenë një pronar mediash, përpjekja të kujton rastin e freskët të Francesco Bechettit, një mjeshtër skemash, i cili fitoi të drejtën e dëmshpërblimit me 100 milionë euro plus interesat në Arbitrazh.

    Njësoj si Beketi të cilit iu mbyll televizioni Agon Channel, Hysenbelliu akuzon se urdhëri për hotelin e tij është dhënë nga Rama për shkak të qëndrimeve të mediave që ai posedon.

    “Unë jam i qartë. Gjithçka që ka ndodhur. E njoh shumë mirë trurin e Ramës. E njoh prej kohësh, kemi qëndruar bashkë shpesh. Unë u prononcova tani. Ai bëri një zgjedhje ekstreme. Nuk është vetëm hakmarrje mediatike por edhe personale. Fëmijët e mi u shkolluan në Londër dhe unë i ktheva këtu“, tha Irfan Hysenballiu kur fadromat e IKMT i rrafshuan hotelin.

    Edhe Edi Rama kishte një argument të fortë.

    “Një leje zhvillimi është njësoj me një leje ndërtimi sa ç’është një çertifikatë lindjeje baraz me një leje drejtimi! Të bësh viktimën e lirisë së medias pse t’u prish një pallat pa leje është njësoj si të bësh viktimën e dhunës policore pse s’të lënë ta ngasësh makinën pa patentë!“.

    Shembja e hotelit u reflektua në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2022.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit