-1.5 C
Tirana
E diel, 29 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Altin Basha nën akuzë për shpërdorim fondesh të Teatrit Kombëtar, Ministria e Ekonomisë nis inspektimin: Do të merren masa ligjore

    Pas skandalit që shpërtheu për fondet e Teatrit Kombëtar nën drejtimin e Altin Bashës, ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit teksa bëhet me dije nisja e një hetimi ligjor në lidhje me këtë çështje.

    Altin Basha u denoncua nga emisoni ivestigativ “Piranjat”, të cilët dokumentuan me prova dhe fakte shpërdorimin e fondeve të teatrit si dhe menaxhimin e shfaqeve teatrale, duke konkluduar kështu në një privatizim të teatrit.

    Ministria ka lajëmruar ngritjen e një grupi të posaçëm që do të zhvillojë hetimet për Teatrin Kombëtar dhe për të vërtetuar të gjitha pretendimet e ngritura. Ndër të tjera, në njoftim thuhet se pas verifikimit të provave paraprake, mbi personat e akzuuar do të merren masat ligjore të nevojshme.

    Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka ndjekur me vëmendje, sikurse me shqetësim, zhvillimet e fundit mbi kronikat e transmetuara nga një emision investigativ lidhur me menaxhimin në Teatrin Kombëtar.

    Për të garantuar transparencën dhe përgjegjshmërinë institucionale, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, më datë 23.12.2024 ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune për të inspektuar situatën dhe aludimet e ngritura lidhur me disa aspekte të produksionit në Teatrin Kombëtar.

    Pas shqyrtimit me detaje të të gjithë dokumentacionit dhe fakteve të raportuara, do të vlerësohet përputhshmëria dhe do të merren masat ligjore të nevojshme”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

    Në denoncimin e emisionit investigativ provohet se Altin Basha ka shpërdoruar fondet e Teatrit. Ai kishte punësuar si kostumografe bashkëshorten e tij për shfaqen “Vojçek” dhe e kishte paguar atë 11 milionë lekë për kostumet e kësaj shfaqje, rreth 840 mijë lekë për veshjet e çdo aktori.

    Nga investigimi dalin në pah disa emra fiktivë, të cilët janë paguar sikuar të kenë qenë pjesë e Teatrit, duke filluar nga grimierja e deri tek regjizori e ndriçimi.

    Altin Basha kishte paguar me 4 milionë lekë dhe Benada Shutën si grimiere për shfaqen “Vojçek”. Por Shpresa Vasili, e cila ka qenë grimiere në Teatrin Kombëtar, hodhi poshtë këtë gjë duke thënë se ka qenë vetë ajo që ka grimuar aktorët për shfaqen.

    Me 4 milionë lekë është shpërblyer dhe Ervis Salili si regjizor efektesh audiovizuale dhe Alban Kondi si mjeshtër për ndriçimin. Sipas aktorëve të asaj shfaqe, Arben Derhemi dhe Adelina Muça, në atë shfaqe nuk ka patur asnjë punonjës tjetër përveç stafit të Teatrit Kombëtar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit