13.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Aludimet me video erotike, gazeta austriake fshin shkrimin kundër Ballukut

    Der Standard ka bërë një shkrim për sistemin e drejtësisë një ditë më parë, me pretendimin se kryeministri Edi Rama po ushtronte presion ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

    Madje, në shkrim aludohej dhe për një video erotike të Belinda Ballukut.

    “Në qendër të zhvillimeve është zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, aktualisht ende në detyrë.

    Ndërsa procedurat ligjore po marrin vrull, qarkullimi i një videoje të dyshuar me përmbajtje seksuale po i shton situatës një dimension tjetër, me pasoja të mundshme që shkojnë përtej vetë figurës së ministres.

    Origjina e videos e paqartë  materiale komprometuese në dosje

    Sipas denoncuesve, në rrjetet sociale po qarkullon një video komprometuese që i atribuohet Belinda Ballukut. As autenticiteti i materialit dhe as identiteti i personave të përfshirë nuk janë konfirmuar zyrtarisht. Megjithatë, përmbajtja dhe spekulimet përkatëse po përhapen me shpejtësi.

    Burime të brendshme sugjerojnë se videoja mund të jetë publikuar nga ish-bashkëshorti i politikanes, por deri tani nuk ka prova që e mbështesin këtë pretendim.

    Paralelisht, burime anonime flasin për një rreth personash pranë Ballukut, që dyshohet se kanë marrë me qira një apartament në qendër të Tiranës, si edhe vila jashtë kryeqytetit, ku pretendohet se janë zhvilluar takime private në ambiente ekskluzive. Sipas raportimeve të pakonfirmuara, mes pjesëmarrësve dyshohet se kanë qenë biznesmenë dhe politikanë.

    Mbetet e paqartë nëse këto pretendime mbështeten në prova konkrete apo janë pjesë e një fushate të motivuar politikisht. Rrjedhjet e informacionit me sfond politik nuk janë të panjohura në Shqipëri, sidomos në periudha tensioni brenda partive.

    Në këtë kontekst, sipas burimeve hetimore, dyshohet se janë sekuestruar pamje filmike nga telefoni celular i Vis Berberit, një ish-zyrtar i lidhur me procedura të prokurimit publik. Një nga videot përshkruhet si komprometuese dhe me përmbajtje seksuale në grup. Sipas burimeve, materiali thuhet se i është dërguar edhe Kryeministrit Edi Rama.

    Videoja, sipas raportimeve, ka shkaktuar shqetësim në nivelet më të larta politike, veçanërisht për faktin se ishte ruajtur në pajisjen personale të Berberit.

    Gjithashtu, përmenden shuma të mëdha parash që ai dyshohet se ka përfituar, të cilat sipas burimeve janë përdorur për qëndrime luksoze dhe aktivitete në vila private në periferi të Tiranës dhe në zona bregdetare. Nuk përjashtohet mundësia që pamjet filmike të jenë përdorur si mjet presioni në marrëdhënie politike apo institucionale”, shkruante gazeta austriake.

    Por shkrimi është fshirë një ditë më pas.

    “Gazeta austriake hoqi shkrimin me shpifje gjasme për një video erotike të Belinda Ballukut. Gazetari mori lekët dhe nuk e mbajti dot presionin…

    Ja linku ku shpifej mbrëmë: https://www.exxtra24.at/vorwuerfe-gegen-vizepremierministerin-sex-video-politische-spannungen-und-ermittlungen-erschuettern-tirana/?fbclid=IwY2xjawQLshRleHRuA2FlbQIxMABicmlkETBrNlE5OVdneDByd25ReHE4c3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHoS7mpRVkF6R5T4wpY7ozMLob24REDvKHl_ukuxYaEtkBu5yrpHm24blxB5e_aem_vvC-O8OX-Y4RvF6mefxJ6w “shkruan gazetari Bledi Mane.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit