Artjola Toska ka reaguar pas lajmeve të shumta se është shtatzënë në moshën 51-vjeçare. Këngëtarja e muzikës popullore, përmes një postimi në Instagram, ka bërë me dije se lajmet janë të pavërteta dhe se nuk është në pritje të ëmbël.
“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë nëpër portale rreth meje janë tërerësisht të rreme”, u shpreh Artjola.
Më tej, këngëtarja tha:
“Dua t’u kërkoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas se shpifja përbën vepër penale!”.