4.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Armina Mevlani: Jam tradicionale, Shkëlzeni do sjellë lekët në shtëpi, unë do rris fëmijët

    Armina Mevlani duket se i ka idetë e qarta. Blogerja i tregoi nga ekrani partnerit të saj, Shkelzen Berisha se është një vajzë tradicionale për sa i përket financave në familje.

    Sipas saj, është burri ai që duhet të kujdeset për të ardhurat ndërsa gruaja i kushtohet rritjes së fëmijëve.

    “Unë e kam thënë gjithmonë këtë gjë sepse mendoj se ne femrat kemi më shumë shpenzime, duhet të bëjmë thonjtë, duhet të mirëmbahemi.

    Dhe detyra e femrës, përveçse të punojë është që të përkujdeset që familja të jetë në rregull, shtëpia, fëmijët, kështu që ka një punë të dyfishtë. Prandaj burrat të punojnë edhe… Unë jam tradicionale në aspektin që mua më pëlqen të punoj, por në momentin që do të kem fëmijë do t’i dedikohem më shumë rritjes së fëmijëve se sa burrit. Burri është ok, të punojë, të sjelle lekët”, ka thënë ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit