Dasma e Dafinës dhe Kreshnikut u zhvillua në fundjavë dhe sigurisht, mori shumë vëmendje. Por, pas saj, nisën thashethemet se shumë njerëz nuk ishin prezentë në ditën e lumtur të çiftit. Motra e Dafinës, Tringa, mungoi në dasmë, gjithashtu edhe kolegë të saj.
Thuhet se Lumi B, Mozzik e Kida, me të cilët këngëtarja ka pasur bashkëpunime të suksesshme, munguan gjithashtu në dasmë. Nisur nga lajmet që nuk mbarojnë, Kreshnik Gjergji ka ironizuar zërat, duke postuar një foto të Dafinës, ku shkroi:
“Wow, në dasmën e Dafinës nuk ishte prezente as vetë Dafina. Çfarë po ndodh?”.
Dafina dhe Kreshniku kurorëzuan romancën e tyre më 26 tetor, në një ceremoni me familjarët dhe miqtë e afërt.