Belind Këlliçi dhe Klevis Balliu kanë mbledhur në një lokal, disa të rinj, me të cilët thonë se do të rrëzojnë Qeverinë e Edi Ramës.
Postimi i Belind Këlliçit
Fushatë dhe protestë: Dega 7 në Tiranë ndez motorrët!
Strukturat e degës 7 të Partisë Demokratike kanë ndezur motorët për fushatën dhe aksionin opozitar që synon krijimin e qeverisë teknike dhe mundësimin e zgjedhjeve tē lira e të ndershme, dhe triumfin me 11 maj të 2025.
Drejtuesi Politik për këtë degë, Grigels Muçollari, anëtar i Kryesisë së PD u shpreh se demokratët kanë arritur shumë në këto 3 vite, tani është koha për të fituar zgjedhjet.
Drejtuesi Politik për Tiranën, Belind Këlliçi u shpreh optimist dhe vuri theksin se situata politike ka ndryshuar, dhe ka një moment pozitiv për PD dhe në rrafsh nderkombetar.
Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu u ndal tek nevoja për rezistencë, për protestë, si e vetmja menyrë për të arritur objektivat e Opozitës.
Shihemi të hënë, datë 23 dhjetor, ora 17:00