4.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Berisha revoltohet nga lajmet për Parashqevi Simakun

    Sali Berisha është revoltuar për lajmet që po bëhen për Parashqevi Simakun, duke thënë se po ikën vëmendja nga problemet që ekzistojnë në sistemin shëndetësor.

    Berisha thotë se qindra tituj po bëhen për rastin e Parashqevisë, mirëpo sipas tij, askush nuk po shkruan për ata qytetarë që po humbin jetën sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit.

    Pjesë nga fjala e Berishës:

    Ndodhi një rast dhe ka një javë që qindra mijëra tituj, Eureka-Eureka-Eureka, për një njeri që ka qenë këngëtare e shquar, por njeri fatkeq.

    Ndërkohë 600 simotra të saj janë përcjellë në atë botë sepse aparaturat nuk punonin për të mjekuar kancerin e gjirit. Liheshin pa mjekim.

    Keni parë tituj për këto? Një gazetar lufton heroikisht dhe përpiqet që të na e bëjë të dishëm këtë, por është diktaturë sepse mediat qeveritare e kanë shumë të vështirë të flasin një fjalë.

    Është diktaturë dhe respektoj edhe ata që thonë se është oligarki, e vërteta është se këtu, sukses kanë vetëm bizneset që janë të qeveritarëve ose që ndajnë pasurinë me qeveritarët.

    Mirëpo është diktaturë me dy fatkeqësi, fatkeqësia e madhe janë gjithë pasojat e saj. Fatkeqësia e dytë është sepse kjo diktaturë në mënyrë ose një tjetër, injorohet. Analistë, gazetarë, publicistë, intelektualë, po të marrësh dhe t’i dëgjosh, janë një grup fare i vogël ata të cilët flasin për diktaturë.

    Po t’i ndjekësh, janë 3-4, mund të bëhen dhjetë, që flasin për farsë elektorale, se që të gjithë flasin për zgjedhje. Pra, ka këtë problem madhor. Kohë shumë e vështirë, të jemi realistë, për të drejtat e njeriut sot.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit