13.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Braktisja e tre fëmijëve të mitur në Durrës, flet për herë të parë babai: Blerina më tradhtoi në sy të fëmijëve!

    Drama e tre fëmijëve të gjetur në gjendje të mjeruar mbrëmjen e së dielës nga policia në Durrës ishte kryefjala e lajmeve, ku si përherë palët e përfshira nisën akuzat dhe kundërakuzat në kurriz të tre qenieve të pafajshme.

    Videot e shpërndara në rrjet, tregonin tre fëmijë në gjendje të tmerrshme, të paushqyer dhe të lënë në mëshirë të fatit prej ditësh.

    Ajo u denoncua publikisht nga ish-vjehrra e saj, me të cilën pati një përballje live, duke e kundërshtuar dhe duke drejtuar gishtin se e gjithë kjo shfaqje u inskenua nga ajo.

    Ditën e sotme rrëfehet për herë të parë babai i 3 fëmijëve, i cili në një bisedë të gjatë me drejtuesen e emisionit, ka rrëfyer detaje nga jeta bashkëshortore, duke treguar se divorci ka ardhur si pasojë e tradhtisë nga ana e bashkëshortes.

    Ndër të tjera, ai ka rrëfyer se ish-bashkëshortja ka kryer veprime të turpshme me meshkuj të tjerë, edhe në sy të fëmijëve, video të cilat ai tha se i disponon.

    “Mund të pi një shishe birrë apo të vë ndonjë skedinë, por as nuk jam i alkolizuar e as nuk luaj kumar apo të shes shtëpinë. Unë atë e kam kapur me dy persona. Si mund të lërë një baba, nënën e tre fëmijëve të tij. E kanë parë edhe fëmijët kur ka kryer marrëdhënie, të flasin edhe fëmijët, kam edhe video. Ajo thoshte ka urdhër mbrojtje.

    Denoncimi është bërë sepse ish i dashuri i saj i ka gjuajtur tim biri dhe unë e kam kërkuar ta rrihja. Ajo më denoncoi në polici. Po kërkoja ish të dashurin, e kërkoj akoma dhe nëse e gjej e di un se çfarë do t’i bëj. E kam me video, më ka rrahur djalin e vogël”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit