spot_img
spot_img

“Turp të vijë, burrë pa sedër merresh me fëmijë”, debat i fortë mes Keijsit dhe Mirit: O morr, ule kokën kur të kaloj unë

spot_img

Debatet dhe tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” po shtohen gjithnjë e më shumë mes banorëve.

Paraditen e sotme, një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes Kejsit dhe Mirit, e cila fillimisht nisi për shkak të një krevati.

Megjithatë, situata u përshkallëzua shpejt, duke kaluar në përdorimin e fjalorit banal dhe afrimitetin e rrezikshëm mes dy banorëve, e cila shkaktoi panik te pjesa tjetër e banorëve dhe te publiku, nga frika se mos debati përfundonte në kontakt fizik.

Gjatë përplasjes, Kejsi nuk u përmbajt në tone të larta, duke e quajtur Mirin “morr” dhe duke e akuzuar se, si një burrë i martuar, po merrej me një vajzë 23-vjeçare.

Nga ana tjetër, edhe Miri iu përgjigj me ofendime, duke e quajtur Kejsin “mbretëreshë”, “uturak” dhe “plehrë”.

Debati mes tyre nxiti reagime të shumta në rrjetet sociale, si nga fjalët fyese dhe afrimitet i tepruar, duke e bërë situatën të ngjante me një “luftë” verbale brenda shtëpisë.

Pjesë nga debati:

Keijsi: O morr, ule kokën kur të kaloj unë. Morr i zi.

Miri: Qelbës, qelbës. O mbretëresha Kejsi.

Keijsi: Kurorën e kishe ti në krevat. O morr, do të shtyp kështu si kërrcët morri në fund përrtap. Morr.

Miri: Mbretëresha Kejsi.

Keijsi: Kur të kaloj unë, si ti dhe grupi që jeni, goca dhe çuna do të ulni kokën dhe do të thoni: më fal Hajde, morra, skutha.

Miri: O mbretëresha Kejsi, o uturak, o plehrë.

Keijsi: E kishe kurorën rozë. Si u ndjeve me Selinën jashtë, sa qave?

Miri: Hajde, do afrohesh një çikë?

Keijsi: Unë këtu jam, o bishë. Ti erdhe te unë. Si të duket ty që një burrë 50 vjeç të quhet morr?

Miri: Po ty si të duket që thirresh mbretëreshë?

Keijsi: Do ikësh të qash atje. Merr edhe Selinën dhe ik, qaj jashtë.

Miri: Po ti kë do marrësh?

Keijsi: Unë do marr Inën.

Miri: Merre edhe Lornën.

Keijsi: Unë ty do të shkel me këmbë, edhe këtu brenda edhe jashtë, se je morr. Se ti je një morr. Je një burrë që merresh me fëmijë 23 vjeç.

Miri: Po ti me kë merresh?

Kejsi: Unë merrem me Inën, se më do tr**i. Turp të të vijë, burrë pa sedër, merresh me fëmijë.

Lajmet e fundit