Çim Peka duket se është gati për një intervistë tjetër me ish- zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.
Ky i fundit ndodhet në arrati ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.
Sot Çim Peka ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ai shfaqet sërish me Ahmetajn dhe shkruan: “Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë”, përfundon ai.
Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.
Gati një muaj më parë, Peka publikoi një foto me Ahmetajn, duke paralajmëruar edhe atëhere një intervistë me të.
Ajo dështoi dhe duket se do të bëhet tani.