20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Çmenduri në Ersekë: Plaka 75-vjeçare tentohet të përdhunohet nga nipi i burrit 62-vjeçar

    Atixhe Pinjolli, 75 vjeça, është sulmuar seksualisht nga nipi i burrit të saj, 62-vjeçari Ali Pinjolli.

    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Psar të Ersekës.

    “Pardje, në orën 02:30 isha në gjumë, më erdhën drutë, m’i shkurtoi njëri dhe lashë dritën e ballkonit ndezur para se të flija.

    Në këtë orë dëgjoj një zhurmë, mendova se do më vidhnin drutë. Kur hapa derën, pashë nipin e burrit. Kishte thyer xhamin, kishte rrëzuar mobiliet.

    M’u hodh përsipër dhe thoshte fjalë shumë të pista. Ç’të të them… Kërkova ndihmë, thërrisja me gjithë fuqinë, komshinjtë. Jemi vetëm pleq këtu. Asnjë nuk erdhi.

    Më shtyu. Me goditi disa herë, por nuk i thashë policisë. Shenjat në fytyrë ai m’i ka lënë. Do lajmëroj policinë, por ik me të mirë se të kam nip, i thashë. S’kam as burrë, as djalë”, thotë e moshuara.

    “Nuk e di a ishte i pirë. Kur tha, unë erdha për ty. Unë të kam si djalë i thashë, se djalin tim e kam varrosur. U goditëm. Ja futa dorën në fytyrë. Ai shante policinë. Do lajmëroj vëllain, i thashë. Turp të, kesh i thashë, se të kam rritur si djalin tim”, shtoi Atixhe Pinjolli.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit