5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Deputetët e turpit, që dhunojnë dhe njëri-tjetrin

    Nga Simon Hadaj

    Deputeti i dalë nga lista e PD-së, Agron Shehaj, e ka parë veten sot të dhunuar nga kolegët e partisë së tij, të cilët e kanë akuzuar si të korruptuar dhe si lolo të Erjon Veliajt.

    Shehaj është një deputet që është rreshtuar që në fillim në krahun e Sali Berishës, duke e akuzuar Lulzim Bashën për korrupsion dhe për bashkëpunim me qeverinë.

    Madje, edhe në debatin verbal që pati sot me Gazment Bardhin, i kujtoi këtij të fundit që ka rrahur demokratët, duke pasur për qëllim ngjarjen e turpshme të 8 janarit, ku selia e PD-së u sulmua nga uliganët e Berishës, ndërsa Bardhi në atë kohë ishte brenda në seli me demokratët e tjerë.

    Mirëpo, panorama e sotme i tregoi Agron Shehaj se kush ishin dhunuesit e vërtetë dhe se kush janë të korruptuarit e vërtetë në atë Grup Parlamentar dhe në atë parti.

    Nën orkestrimin e Berishës, i cili nuk ia fali deputetit vlonjat largimin nga grupi i tij, dhe nën ekzekutimin e pupacëve Bardhi dhe Mziu, kulmi ka arritur te përplasja fizike e Flamur Nokës, i cili, përveçse e dhunoi fizikisht, i hodhi tej edhe celularin.

    Sot ishte dita që Agron Shehaj e provoi në lëkurën e tij se kush janë dhunuesit e vërtetë në atë parti dhe ndofta i shërbeu si reflektim se çdo të thotë të rreshtohesh në krahun e Sali Berishës dhe të akuzosh të tjerët me pa të drejtë nëpërmjet gjuhës së tij.

    Shehaj u sulmua me pa të drejtë nga një grup të verbërish që për karrigen e deputetit janë gati të bëjnë gjithçka, duke u akuzuar edhe si lolo i Erjon Veliajt, madje duke u sharë edhe me fjalor rruge, gjë që Shehaj sigurisht nuk e meriton, por kjo le t’i shërbejë si pësim që t’i kthehet në mësim, dhe mos të jetë aq naiv në politikë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit