3.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Detaji që më bëri të kuptoja se i dashuri po më tradhtonte!

    Ndonjëherë, njerëzit që tradhtojnë, pa dashur, priren të lënë pas dëshmitë e tradhtisë së tyre, si për shembull një mesazh që harrohet të fshihet apo veshja e dikujt tjetër në vendin e gabuar.

    Për një grua, rasti kur ajo zbuloi tradhtinë, ishte diçka krejt ndryshe. Në një video, Ximena Salazar ndau pikërisht çfarë e bëri të kuptonte se çfarë po ndodhte.

    Ajo tha se kishte një javë që ishte larguar për të vizituar familjen, por kur u kthye në shtëpi, gjeti të gjitha gjërat e banjës së saj nën lavaman.

    Duket sikur i dashuri i saj po përpiqej të fshihte faktin që ai jetonte me të. Salazar, megjithatë, thotë se “në fillim nuk i shkoi aspak mendja te kjo”, por rrjedhimisht, e kuptoi më vonë.

    Ndërkohë, në seksionin e komenteve, njerëz të tjerë ndanë eksperiencat e tyre me “zbulime” të ngjashme.

    “Unë isha jashtë qytetit për punë dhe ai i kishte vendosur gjithë gjërat e mia në banjën e dhomës së miqve”.

    Një tjetër shkruante:

    “Furça ime e dhëmbëve ishte në plehra.”

    Dikush tjetër u shpreh:

    “Një herë u ktheva në shtëpi nga puna dhe pashë që të gjitha kornizat me fotot tona ishin hequr. E pyeta bashkëshortin dhe ai më tha thjesht ‘s’e di’.”

    Në një këndvështrim më pozitiv, Salazar thotë se “mësoi shumë nga përvoja me ish-partnerin e saj”.

    “Kam pranuar se trishtimi do jetë pjesë e këtij udhëtimi, por nuk do jetë kurrë aspekti kryesor i tij. Kam një rrugë të gjatë për të bërë dhe zgjedh të gjej lumturinë brenda vetes!”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit