13.5 C
Tirana
E premte, 19 Prill, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Do kemi dasmë këtë vit? Nevina Shtylla shton dyshimet

    Moderatorja Nevina Shtylla ngriti sërish polemika dje në e Diell në lidhje me temën e shumë komentuar nëse ajo do të bëje dasëm këtë vit. Në një ndër episodet e programit disa komente të moderatores nxitën reagimin e Edi Manushit. Moderatorja u mundua ta mbyllte bisedën duke u përgjigjur me të qeshur.

    Nevina Shtylla: Ju lutem shumë mos m’i prekni më zarfet.

    Edi Manushi: Thash t’i ruajmë këto që të ndajmë ftesa për vit të ri.

    Nevina Shtylla: Mos kishe mendjen për ndonjë dasëm o ti.

    Edi Manushi: Dasëm e përmendi vetë.

    Nevina Shtylla: Jo timen jo (Duke qeshur).

    Ndërkohë, e ftuar më parë në emisionin “Wake Up”, moderatojra u shpreh se nuk e di se kur do të martohet, madje edhe fustani i bardhë është një dilemë për të.

    “Është fazë e jetës që mua më pëlqen, ndonjëhere edhe e mendoj. Megjithëse mendoj se aq shpesh sa e kam veshur fustanin e bardhë, nuk e di nëse realisht do të doja ta vishja ndonjëherë edhe vetë. Ose më saktë, nuk jam nga ato vajzat që rri akoma dhe fle me ëndrrën: ‘Si do të dukem nuse’. Unë e kam ezauruar këtë pjesë. Megjithatë, edhe nëse do ta vishja ndonjëherë fustanin e bardhë, do të ishte fustani më i thjeshtë i mundshëm në botë ”, u shpreh ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit