2.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Dy të çmendur me shpejtësi 202 km/orë në aksin Peqin-Elbasan!

    Policia e Shtetit bën me dije se shofer të dehur, të çmendur dhe aventurier po ecin me shpejtësi të tmerrshme në rrugët e vendit.

    Rasti i fundi kur dy të çmendur krejtësisht ecin me 202 km/orë, pothuaj aqsa i duhet një avioni për tu ngritur nga pista e aeoroportit, janë ndaluar nga policia e shtetit.

    Në fakt duhet që Policia e Shtetit në raste të tilla t’ju heq patentën për gjithë jetën, këtyre aventurierve të cilët marrin në qafë veten dhe jetën e të tjerëve.

    Ja se çfarë shkruan Policia e Shtetit:

    Shpejtësia vret jetën!

    198 km/orë deri në 202 km/orë në aksin rrugor  Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë.

    Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës.

    Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore,  ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.

    Policia Rrugore apelon dhe njëhere për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

    Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.

    Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.

    Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.

    Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit