Vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi është paraqitur mëngjesin e sotëm në dyert e SPAK.
Ende nuk është bërë me dije asyeja përse bashkëshortja e Jamarbër Malltezit është thërritur në Prokurorinë e Posaçme.
Në hyrje të SPAK, Argita Malltezi ka patur një komunikim të shkurtër me gazetarët teksa ka bërë me dije se është thërritur Prokurorinë e Posaçme në lidhje me kallëzimin e bërë disa muaj më parë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
“Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë timë do të jap një deklaratë”, ka thënë Argita Malltezi.
Kallëzimi i Gjokës, konsiston dhe mbështet në disa deklarata publike të bërë nga vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi, e cila gjatë një konference për shtyp akuzonte gjyqtaren se kishte marrë 500 mijë euro një ish eksponenti të Partisë Socialiste dhe për këtë episod sipas saj, ekziston dhe një video faktuese.
Sipas pretendimeve të gjyqtares Irena Gjoka, deklaratat janë të pavërteta dhe kanë si synim të intimidojnë, shantazhojnë dhe fyejnë figurën e saj si gjyqtare. Aq më tepër që Gjoka pretendon se të gjitha këto sulme vijnë si rezultat i vendimarrjes së saj në dosjen penale ndaj babait të Argita Malltezit, Sali Berisha dhe bashkëshortit të saj, Jamarbër Malltezit.
Kujtojmë që Irena Gjoka është gjyqtarja që mori vendimin “arrest shtëpie” për Sali Berishën dhe vendosi masën “arrest me burg” për Jamarbër Malltezin.