28.5 C
Tirana
E mërkurë, 18 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Elvana sapo ka hapur një kapitull të ri – dhe nuk është ajo që mund të jeni duke menduar

    Elvana ka hapur një kapitull të ri, në kuptimin e parë të fjalës. “Trilogjia”, albumi i ri i këngëtares nis me 11 këngë, të quajtura Kapitulli 1 – “Grada”, dhe nëse po ndiheshe gati për një album vere klasik, më mirë harroje.

    Po, ka këngë që të ngrejnë nga karrigia, por janë të njëjtat që të bëjnë të ulesh e t’i mendosh mirë zgjedhjet jetësore. Dëgjon një beat, mendon se po vjen një hit klubi – dhe pastaj boom, vjen teksti që s’të lë rehat. Elvana po e përdor verën për të tundur jo thjesht skenën, por edhe emocionet e tua më të thella.

    Kjo është vetëm pjesa e parë. Mbeten edhe 22 këngë të tjera për të na çuar drejt një fundi që askush s’e di ende. Por një gjë është e qartë: ky s’do jetë albumi që e dëgjon një herë rastësisht në sfond, e s’kujtohesh t’i rikthehesh dhe mijëra hera të tjera.

    Për shembull, për një xhiro natën me gocat në Bllok, dëgjo “Ani Ani”:

    Nëse bën pjesë tek ata njerëz që kanë nostalgji për “Elvanën e vjetër”, do e adhurosh “Shenjë”:

    “Sicko” kur të të bjerë keq në kokë për atë bukuroshin misterioz andej nga Dhërmiu:

    Për “Mos harro”, vetëm një gjë po të themi: shumë po e cilësojnë si këngën më të mirë të albumit!

    Tani një këngë dashurie, se kush do i thoshte jo një të tille:

    Dhe juve që po ju përmende dashurinë, ju prek në plagë, ju sugjerojmë “Ti”:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit