spot_img
spot_img

Dhëndri i Berishës përdor xhaminë si bazë gjatë protestës me molotovë

spot_img

Në protestën e dhunshme të Sali Berishës më 20 shkurt, molotovët nuk kursyen as xhaminë e Namazgjasë ndërsa besimtarët po luteshin në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Pamjet nga protesta treguan se molotovët u hodhën në drejtim të policisë së vendosur aty pranë, si edhe në hyrje të Xhamisë së Namazgjasë.

Por  ga PD u hodhën akuza se policia kishte përdorur gaz lotsjellës në xhami dhe se po “dhunohej besimi”.

Në fakt, akuzat bien edhe nga kjo video, ku dhëndri i Berishës shfaqet i qetë dhe i buzëqeshur në ballkonin e Xhamisë së Namazgjasë.

Në videon e publikuar nga portali mediatik i lidhur me besimtarët myslimanë, Mexhlis dallohet Malltezi i cili shijon panoramën nga lartësia, larg gazit dhe më afër spektaklit.

Në një moment ai kthehet nga filmuesi dhe ngre dy gishtat në xhami, simbolin e Partisë Demokratike.

Lajmet e fundit