11.5 C
Tirana
E premte, 30 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Eni Çobani rrëfen jetën private: 27 vite me vjehrrit dhe leksioni më i madh për lirinë e gruas!

    Toptani Podcast, nën drejtimin e gazetares dhe autores Ilda Lumani, vijon të sjellë rrëfime të thella njerëzore që shkojnë përtej figurës publike dhe suksesit profesional. Episodi i kësaj jave kishte të ftuar avokaten e njohur për publikun, Eni Çobani, e cila për herë të parë u shfaq në një dimension më intim dhe personal.

    E njohur prej vitesh si ndërmjetëse e çështjeve ligjore në ekran, këtë herë Eni Çobani ndau histori jete, reflektime dhe leksione të forta mbi lirinë e gruas, familjen dhe bashkëjetesën me vjehërrit. Ajo tregoi se prej 30 vitesh është e fejuar dhe për 27 prej tyre ka bashkëjetuar me prindërit e bashkëshortit, një zgjedhje që e quan të vetëdijshme dhe më të mirën e mundshme për atë kohë.

    “Ka qenë një zgjedhje e jona dhe mendoj se ka qenë zgjidhja më e mirë, edhe pse sot për brezin tim nuk konceptohet më,” u shpreh Çobani, duke theksuar se lidhja e bashkëshortit me prindërit ishte shumë e fortë dhe e shenjtë për të.

    Megjithatë, me maturinë e sotme, ajo pranon se do ta kishte diskutuar më hapur këtë vendim me vjehrrën, për ta bërë bashkëjetesën një zgjedhje të ndërsjellë dhe jo të nënkuptuar.

    Një nga mesazhet më të forta të intervistës ishte ai mbi lirinë e femrës, të cilën Eni Çobani e konsideron themelin e suksesit. Ajo tregoi se ka pasur gjithmonë një liri të jashtëzakonshme, fillimisht nga prindërit e bashkëshortit dhe më pas nga vetë bashkëshorti i saj.

    “Suksesi i një gruaje nis nga liria. Nëse një grua nuk është e lirë, nuk mund të prodhojë më të mirën e saj,” Unë kam pasur një liri të jashtëzakonshme, në radhë të pare nga prindërit e bashkëshortit tim pastaj bashkëshorti.  Suksesi i një gruaje nis nga liria, nëse një grua nuk është e lirë nuk mund të prodhojë më të mirën e saj. Unë jam një njeri që dal herët dhe vij vonë sepse jam e lirë, e lirë në mendim, në ndjenjë, në komunikim.”

    Në rrëfimin e saj, Çobani ndau edhe një kujtim domethënës nga adoleshenca me vëllain e saj, ku babai i saj i kishte dhënë një leksion të paharrueshëm mbi lirinë dhe përgjegjësinë. Një mësim që, sipas saj, ka qenë udhërrëfyes për gjithë jetën.

    “Unë nuk kam pasur kurrë barriera në sjellje apo në zgjedhje, sepse kam ardhur nga një familje me një baba që i ka tërhequr veshin vetëm njëherë vëllait tim kur ai në një ditëlindje time më priste jashtë sepse unë u vonova dhe im atë i ka thënë vetëm një fjalë dhe ai nuk është ndjerë më, që këtë vajzë e kam bërë unë, dhe për këtë vajzën përgjigjem unë, ti je vëllai patjetër, por që nga ai moment edhe pse shumë e re, 15-16 vjeç kuptova nga babai im që liria për një femër qenka shumë e rëndësishme. Babai me atë urtësinë në komunikim më thoshte “Eni ti je një vajzë që duhet ta jetosh lirinë tënde, por sigurisht brenda një kuadri të caktuar sjelljeje,” ishte këshilla e babait, që Eni Çobani e quan leksionin më të madh të jetës.

    Episodi me Eni Çobanin në Toptani Podcast vjen si një dëshmi e fuqishme se pas figurave publike fshihen histori, ndjeshmëri dhe mësime që frymëzojnë.

    Intervista e plotë:

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit