Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1
Incidenti ka ndodhur në “Rrugën e Elbasanit”, një nga nyejt që opozita e bllokoi.
Policia ka kërkuar herë pas herë që të lirohen rrugët, pasi kjo përbën vepër penale, por kjo thirrje është refuzuar nga demokratët.
Po ashtu deputeti i PD, Flamur Noka pretendon se në mes të protestuesve ka pasur efektivë policie të armatosur.
“Kushtetuta thotë diçka…”, tha shefi i Komisiariatit.
“As me rruhet farë për kushtetutën. Mu zhduk, as të pyes fare kush je dhe ca je”, dëgjohet ti thotë Noka, shefit të komisariatit nr 1.
Nga ana e tyre protestuesit e kane konsideruar si provokim nga ana e policisë.
“Te ndalet dhuna nga ana e policise”, thane protestuesit.