10.5 C
Tirana
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Fati i keq – Gerti Bogdani ishte i treti kryetar i FRPD që humbi jetën në moshë të re

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, humbi papritur jetën në moshën 44-vjeçare. Shkak dyshohet një arrest kardiak.

    Ai ka qenë për dy legjislatura deputet nga viti 2009 deri në vitin 2017, teksa ka mbajtur edhe postin e kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike gjatë viteve 2009-2015.

    Por, Gerti Bogdani nuk është i vetmi kryetar i FRPD-së që humb jetën në moshë të re.

    Para tij, përgjatë viteve 2002-2009 postin e kreut të FRPD e ka mbajtur Sokol Olldashi, i cili humbi jetën në moshën 41-vjeçare më 20 nëntor të vitit 2013, pasi një aksidenti automobilistik në Krrabë.

    Ndërkohë, gjatë viteve 2000-2002, postin e kreut të FRPD-së e ka mbajtur ish-deputeti Kolin Gjoka.

    Edhe ai ka humbur jetën fare i ri, në moshën 36-vjeçare, më 1 shkurt të vitit 2002 pas një sëmundje të rëndë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit