12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gaz Bardhi thotë se nuk duron dot, kur një grua i vë duart në fyt

    Deputeti Gazment Bardhi thotë se nuk kishte në shënjestër kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, kur qëlloi me një këmbë karrigeje drejt saj.

    Në emisionin “Opinion”, Bardhi u mundua të justifikohej fillimisht duke thënë se qëlloi murin.

    Më pas ai tha se sjellja e tij është “shumë e butë”, në rastin kur “një grua të fut duart në fyt”.

    “Kam goditur murin, nuk e di që Spiropali e konsideron veten mur. Edhe si gjest nuk është as i këndshëm, as i dëshiruar, por duhet të kesh parasysh që është njësoj si njëri të të ketë thënë “dil nga studio se do e drejtoj unë emisionin”.

    Nuk u lëndua askush. Zonja në fjalë në atë moment ishte duke njoftuar heqjen e mandatit të një deputeti pa mbledhur asnjë proces, asnjë organ, madje edhe pa u zbardhur vendimi i apelit. Kur një grua të fut duart në fyt, çfarë do të duhet t’i bësh më opozitës?”, u shpreh Bardhi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit