spot_img
spot_img

Rrjeti shpërthen si kurrë më parë ndaj Arbanës, përse kjo valë kritikash kundrejt moderatores?!

spot_img

Arbana Osmani është parë gjithmonë si një prej moderatoreve më të dashura per publikun, por kete radhe, ajo ka shkaktuar një valë të fortë kritikash në rrjetet sociale. Shkak u bë njoftimi se i ftuari i radhës në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje” do të jetë reperi Fero, i cili njihet për akuzat e rënda për dhunë ndaj ish-partneres, Arbenita Ismajli.

Reagimi i ashper është i dyti për këtë sezon, pasi Arbana u kritikua ashpër edhe kur ftoi në emision Princ Lekën, pas skandalit në pallatin Mbretëror dhe aludimeve për tradhti ndaj ish-bashkëshortes, Elia Zaharia.

Shkak i shpërthimit të fundit të ndjekësve është Fero, i cili u denoncua në Polici nga Arbenita pas ndarjes dhe është akuzuar publikisht në rrjetet sociale për dhunë, çka i ka ndaluar edhe takimin me vajzën. Edhe pse Fero në emision synon të rrëfejë versionin e tij mbi ngjarjen, ndjekësit e konsiderojnë dhënien e hapësirës televizive si promovim të dhunës.

Komentet negative në rrjet, vershuan. “Tmerr, dhunuesit i jepet hapësirë publike,” “E paske vendos këtë vit të promovosh tradhtarët dhe dhunuesit,” dhe “Arbana paska marrë listën e dhunuesve në polici dhe paska vendose me i intervistu.”, ishin disa prej tyre.

Rrjeti shpërthen si kurrë më parë ndaj Arbanës,
Rrjeti shpërthen si kurrë më parë ndaj Arbanës,

Lajmet e fundit