spot_img
spot_img

Çmenduria në Shqipëri nuk ka fund – Të vritesh për një kafe….

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrësit, ku dy të rinj, Aranit Kurti dhe Flori Paluçi, u vranë me armë zjarri në një lokal.

Sipas burimeve, njëri prej viktimave, së bashku me një tjetër person, kanë shkuar në ambientet e lokalit pranë karburantit.

Ata i kanë kërkuar kamerierit që t’iu bënte një kafe, por ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Konflikti ka nisur pasi një nga personat që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin mes një prej viktimave dhe kamerierit.

Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm, 22 tetor, në Manëz, pranë një karburanti.

23-vjeçari Arianit Kurti dyshohet se është vrarë nga Flori Paluçi. Ndërsa 33-vjeçari Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga Daniel Pepa.

21-vjeçari Daniel Pepa është në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Lajmet e fundit