-0.5 C
Tirana
E premte, 17 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Gjiko flet në lidhje me akuzat për abuzim: Kam qenë në gjendje të rënduar emocionale

    Gjatë marsit, disa portale pretenduan se ndaj Asdren Gjikollit, i njohur si Gjiko, ishte ngritur një aktakuzë për abuzim me një 15-vjeçare, pretendime të cilat Gjiko i ka mohuar pak kohë më parë ku edhe theksoi se ka marrë masa ligjore.

    Mbrëmjen e djeshme, i ftuar në programin “Më lër të flas”, reperi foli gjatë në lidhje me ngjarjen që duket se ka ndikuar mjaft në gjendjen e tij psikologjike.

    “Gjendja emocionale ka qenë shumë e rëndë për mua, edhe pse mundohem të jem sa i fortë psikologjikisht. Kur lexon në një gazetë që thotë se ekziston një video dëshmi që Gjiko e ka bërë këtë krim… nuk e di si mund ta besojnë njerëzit, kur shteti po ta ketë atë lloj provë, të dënon duke të futur në burg.

    Si mundet një portal të japë moshë, të thotë që ekziston video, dhe shumë gjëra të tjera. Unë e di që nuk ka shkuar asnjë person për mua në polici dhe të thotë që ky më ka përdhunuar.

    Nëse ekziston një njeri që një herë në jetë, jo vetëm për këtë, por dhe për diçka më të lehtë, sikur t’ia kem prishur qejfin njëherë, të dalë lirshëm në televizor dhe ta thotë.”- u shpreh Gjiko.

    Ndërkohë ai shtoi se me këtë çështje janë duke u marrë avokatët dhe se herët e vonë, e vërteta do të dalë.

    “Herët apo vonë, ata që kanë dashur të më njollosin, do të dalin para gjyqit. Edhe ata persona të njohur, që kanë ndikim dhe kanë shkruar në rrjete sociale diçka që nuk është e vërtetë do të mbajnë përgjegjësi”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit