9.5 C
Tirana
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Habit Lulzim Basha: Berishën e kam respektuar se është i moshuar

    Lulzim Basha, në një intervistë në “2984” të komedianit Albano Bogdo në Vizion Plus, ka komentuar situatën politike në vend, por edhe situatën në PD.

    I pyetur mbi deklarata e bëra pak kohë më parë nga Sali berisha se Lulzim Basha ishte zhgënjjimi më i madh, ky i fundit tha se është ish-kryeministri që ka marrë peng PD-në dhe të ardhmen e shqiptarëve.

    Ai tha se nëse Berisha nuk do ishte treguar kaq shumë egoist, sot nuk do të ishte më kjo qeveri në pushtet.

    Albano Bogdo: Në një intervistë disa kohë më parë Berisha deklaroi se ti je njeriu që e kë zhgënjyer më shumë, ke ndonjë koment?

    Lulzim Basha: Zhgënjimi më i madh i demokratëve është ai vet. Sot Shqipëria do ishte ndryshe, PD do ishte ndryshe, Shqipëria do të ishte ndryshe, nëse nuk do të kishte treguar me cinizëm, me egoizëm egoizmin më të madh që ka treguar ndonjë politikan në këto 34 vite. Pa egozimin etij kjo qeveri nuk do të ishte në pushtet dhe shqiptarët jo thkesht për një jetë më të mirë, por edhe për një kulturë të re politike pas 34 vitesh me Partinë Demokratike. Ka që në 1968 në politikë. 56 vite në politikë.

    Albano Bogdo: Tani e mendove këtë gjë ti?

    Lulzim Basha: Jo se kisha menduar. Por ky egoizëm nisi në 2021. Unë edhe zotin Berisha e kam trajtuar me respekt. Është traditë e familjeve shqiptare që të moshuarit i trajtojmë me respekt. Por vjen një moment kur interesi i shqiptarëve duhet të mbizotërojë, interesi publik, interesi politik nëse doni, i demokratëve, i opozitës, duhet të mbizotërojnë mbi interesat personale. Dhe këtu për fat të keq, Berisha jo vetëm ka vënë interesin e tij mbi interesin e demokratëve dhe mbi interesat shqiptarëve, por është kthyer në bllokuesin kryesor të rotacionit politikë, në kapitalin kryesor të Edi Ramës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit