35.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “I kapa duke bërë s*ks” – Rezart Veleshnja zbulon sekretin e dy prej aktorëve të “Portokalli-së”!

    Rezart Veleshnja është aktor dhe komedian shqiptar, i njohur për rolet e tij në spektaklin humoristik “Portokalli” dhe për pjesëmarrjen në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Kosova”.

    Në vitin 2024, Veleshnja u bë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”, ku solli humor dhe energji pozitive. Megjithatë, ai u përjashtua nga gara për shkak të sjelljeve të papranueshme, përfshirë ngacmime seksuale dhe përdorim të gjuhës së urrejtjes, që ishin në kundërshtim me rregullat e shtëpisë.

    I ftuar në ‘Andale’, Rezi ka zbuluar disa sekrete për publikun në lidhje me spektaklet ku ka marrë pjesë e ndër to edhe për “Portokalli”. Rezi tregoi se në ambjentet e Portokallisë, ka kapur mat dy nga aktorët duke kryer marrëdhënie seksuale, por nuk dëshiron të tregojë emrat e tyre pasi janë të martuar me partnerë të tjerë dhe kanë familje.

    “Kam kapur nja dy duke bërë seks bashkë. Ishim brenda Portokallisë. Ishte i përhershëm ky muhabet. Nuk jua them emrat se i prishim punë, ndahen nga familja…”- u shpreh ai

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit