11.5 C
Tirana
E mërkurë, 23 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Ish-e dashura menaxhon Instagramin e Luizit? Flasin shokët e tij

    Disa deklarata të Luizit kanë ngjallur dyshime në rrjet dhe lidhen me jetën e tij personale.

    Ai ka thënë se Instagrami i tij menaxhohet nga një mikeshë me emrin Jurgena.

    Dhe së fundmi, deklaroi se ish-e dashura e tij e fundit e ka pasur emrin Gena. Kjo bëri që të ngriheshin disa pikëpyetje nëse Jurgena dhe Gena janë i njëjti njeri.

    Për të folur rreth kësaj, ishin të ftuar në “Big Brother Fans Club” dy miqtë e tij Joni dhe Mario.

    Joni tha se Jurgena është mikesha e tij, të cilën e ka takuar një herë në fillim por më pas nuk janë takuar më. Ndërsa ish-të dashurën e Luizit tha se nuk e njeh.

    “Jurgena është shoqja e Luizit, që menaxhon Instagramin e Luizit. E kam takuar në fillim, por tani nuk e kam takuar më. Gena, ish-e dashura, nuk e di kush është.”-tha ai.

    Mirëpo, është vënë re se Jurgena nuk i ndjek dy miqtë e tij në Instagramin e Luizit. Pse?

    “Nuk e di pse nuk na ndjek. Ndoshta nuk kemi të njëjtat mendime për menaxhimin e Instagramit,” tha Joni.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit