13.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ja kush mund të pasojë Anastas Janullatosin në krye të kishës shqiptare

    Mitropoliti i Korçës është pretendenti kryesor për të ardhur në krye të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë. At Joani Pelushi është emri i cili po lakohet më tepër përgjatë ditëve të fundit si pretendenti për tu emëruar si Kryepeshkop i Shqipërisë.

    Emri i tij po qarkullon gjerë e gjatë pas gjendjes së rënduar shëndetësore të Hirësisë së tij, Anastas Janullatos, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos”.

    Prej ditësh Kryepeshkopi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Fillimisht u tha se ai u shtrua në spitali në Tiranë për një virozë stinore, mirëpo më vonë u dërgua me urgjencë drejt Athinës për mjekim më të specializuar.

    Burime për mediat bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Hirësisë së Tij është kritike, teksa theksojnë se ai mund të mos jetë më në gjendje t’i rikthehet detyrave si Kryepeshkop i Shqipërisë.

    Kujtojmë se disa vite më parë vetë kryepeshkopi Anastas Janullatos ka thënë se pasardhësi i tij në krye të kishës do të jetë shqiptar.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit