Kastriot Aliko, është mësuesi i cili përshkon çdo ditë 20 km për të shkuar në fshatin Vodicë të Ersekës. Kjo sakrificë e këtij mësuesi bëhet nga e hëna në të premte vetëm për një nxënës të vetëm.
Kastrioti tregoi se çdo ditë zgjohet në orën 05:00 të mëngjesit, bëhet gati dhe niset për në fshatin Vodicë ku e pret dhe nxënësi i tij. Përpos terrenit të vështirë e kushteve të motit, ai rrëfeu se merr përsipër edhe një rrezik jo të lehtë për të shkuar te vendi i tij i punës.
“20 km larg vete dhe 20 km kthehem. Në këmbë shkoj. Më bie të çohem herët në mëngjes të bëhem gati dhe të fillon intenerarin tim dhe të mbërrij në orarin e caktuar. Kur shkoj vete 1 orë e gjysëm, kur kthehem 2 orë. Edukoj vetëm një nxënës me aftësi ndryshe, i spektrit autik.
Në një shkollë të hershme. Shi në borë, duhet të shkoj në destinacion çdo ditë, plus edhe rreziku nga kafshët. Itenerari që përshkoj unë, ka kope me bagëti. Janë qentë e padashur ta hiperbolizoj, një radhë hipa në pemë sepse më erdhën qentë dhe zakonisht merrja nga ato kërcaskat që i hidhja për t’i trembur. Është dhe për të qeshur, por ky është realiteti”, tha ai.