6.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Krimi terrorizon Shkodrën, viktima dhe qytetarë të pafajshëm

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër.

    Dy persona janë vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në rrethrrotullimin e ish-“5 Heronjve”, në zonën e Dobraçit.

    Raportohet se është qëlluar në lëvizje, në drejtim të një automjeti tip “Benz” me targa kroate të qytetit të Splitit.

    Policia ka konfirmuar deri më tani dy viktima.

    Një prej viktimave është shtetasi Hamza Lici, vëllai i të njohurit si “i forti” i Shkodrës, Ibrahim Lici, ndërsa ka ndërruar jetë edhe një grua që ka qenë duke kaluar rrugën në momentin kur është qëlluar me armë.

    Kalimtarja që mbeti viktimë është shtetësja Flutura Basha.

    Ajo ka qenë kalimtare e rastit në momentin kur është regjistruar ngjarja e rëndë, pranë rrethrrotullimit të ish-“5 Heronjve të Vigut”.

    Sa i përket të plagosurve, ndodhet në gjendje të rëndë në spital Arlind Bushati, djali ish-kandidatit të Partisë Demokratike për bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushati.

    Po ashtu ka mbetur i plagosur edhe një burrë, i cili ka qenë kalimtar dhe nuk është identifikuar ende.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit