15.5 C
Tirana
E mërkurë, 8 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Lekët ‘rrush e kumbulla’, tender 390 mijë euro për një instalacion tek Politekniku

    Tirana pritet të ketë një tjetër instalacion këtë herë të parashikuar tek Sheshi Nënë Tereza përballë me Politeknikun. Bashkia e Tiranës njoftoi hapjen e një procedure për këtë instalacion me vlerë 39 milionë lekë apo 390 mijë euro që është titulluar si Tirana Moons apo ‘Hënët e Tiranës’.

    Sipas shpjegimit në relacionin arkitektonik struktura modulare ‘Hënë’ është një pavijon sferik i bërë kryesisht prej druri dhe pëlhure.

    Sipas shpjegimit të bërë në këtë dokument moduli i ‘hënës’ është i përbërë nga elemente të cilët vendosen mbi njëri-tjetrin në tre faza montimi dhe konceptimi.

    ‘Fillimisht në fazën 1 moduli përbëhet nga 5 unaza druri të laminuar me teknikë kryq të cilat bashkohen me nyje unazore me njëra tjetrën dhe me bazamentin e betonit me anë të unazave me përshtatje.

    Ky bazament qëndron në mesin e çdo unaze dhe vendoset mbi tokë. Në këtë montim unazash më pas në fazën 2 vendosen platforma e dyshemesë e drunjtë mbi një strukturë kuadratike dhe lidhen me nyje kapëse me bazamentin. Gjithashtu vendoset dhe moduli I shkallës së drunjtë në bazën e strukturës së drunjtë.

    Në krye të strukturës më pas në fazën 3, vendosen tenda e cila ka një material të papërshkrueshëm nga uji, e cila fiksohet në një strukturë alumini nëpërmjet nyjeve lidhëse në kulm dhe në fund të tendës’ shpjegohet në dokument.

    Koha e zbatimit të kontratës parashikohet të jetë 6 muaj teksa afati i fundit për paraqitjen e ofertave nga ana e operatorëve të interesuar është 21 janari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit